Blushi: Qeveria të dëgjojë popullin

14/11/2013 00:00

Deputeti i PS, Ben Blushi e ka cilësuar si të drejtë dhe legjitime
protestën e qytetarëve ndaj një çështjeje kaq delikate dhe që lidhet me
jetën e tyre.

Blushi ka nënvizuar faktin se në një situatë të tillë kur ka panik, ndjeshmëri të lartë, çka krijon perceptim të keq për shoqërinë, Qeveria duhet të dëgjojë në radhë të parë populli dhe duhet të tërhiqet nga negociatat.

“Kjo kauzë nuk është e opozitës, ajo mund të fitojë shumë pak në këtë mes. Do të ishte e vështirë për mua dhe disa deputetë që të votojmë pro armëve kimike”, tha Blushi.

Top Channel