
Gjatë një vizite në Shkodër, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu ka folur dhe në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.
“Së pari me lejoni të them se Shtetet e Bashkuara janë shumë vlerësuese dhe mirënjohëse për pozitën e fortë që ka marrë qeveria e Shqipërisë për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB 2218, dhe për programin e eleminimit të armëve kimike të Sirisë.
U përket të gjitha kombeve përgjegjëse, sigurisht në këtë grup përfshi edhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, që të gjejnë mënyrë efektive dhe brenda kohës, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku në mënyrë bashkëpunuese për të eleminuar kërcënimin, i cili krijohet prej programit të armëve kimike të Sirisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë anëtare krenare të NATO-s, dhe vetëm 26 kombe të tjera kanë të njëjtin status.
Dhe vërtet shpresojmë që rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian do të vazhdojë dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe me partnerë të tjerë të përgjegjshëm ne po shohim te të gjithë partnerët ndërkombëtarë të përgjegjshëm, në mënyrë që të shikojmë për mënyra për të kontribuar, qoftë kjo në formën e pajisjeve të specializuara, personelit të specializuar, ekspertizë, asistencë financiare ose me burime, të gjitha këto për t’u marrë me këtë kërcënim ndërkombëtar që shkaktohet nga programi i armëve kimike të Sirisë”, tha ambasadori Arvizu.
Kjo ishte vizita e lamtumirës e zotit Arvizu në Shkodër, qytet për të cilin tha se ishte i pari që e vizitoi në fillim të misionit të tij në Shqipëri.
Top Channel