Eshte mbyllur në orët e para të mëngjesit të së hënës procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Korçës.

Ne perfundim nga numerimi i 100 kutive fitues me nje diference shume te madhe te votave eshte shpallur kandidati socialist Sotiraq Filo.

Pas daljes se rezultatit mbeshtetesit e tij kane nisur festen.

Filo mori 15953 vota perballe rivalit te tij demokrat Sotiraq Stratoberdha, i cili mori 5283 vota. Fitorja me mbi 10 mije vota e sjell ne krye te Bashkise se Korces kandidatin socialist ne kete pjese te mbetur te mandatit.

Procesi zgjedhor ne Korçe, që pati nje pjesmarrje prej 30 per qind, vijoi i qete ndersa pasditen e të dielës nga stafi kandidatit demokrat u leshua akuza se kishte tentative per blerjen e votes.

Kandidati socialist pas shpalljes se fitores deklaroi se projektet e Bashkise do te vijojne.

Nga numerimi vetem nje kuti doli me probleme dhe per te u vendos qe numerimi te behet nga KQZ. Nisur nga diferenca shume e madhe, votat e kesaj kutie nuk ndikojne ne rezultat.

Karbunarë, fiton PS

Zgjedhje të parakohshme jane mbajtur të dielën në komunen e Karbunarës së Vogël në Lushnjë.

Per shkak se kryetari ndërroi jete, ne kete komune u shpallen zgjedhjet qe të dielën jane fituar nga kandidati i majte i mbeshtetur nga koalicioni PS-LSI, Bektesh Nezha.

Ai mori 1173 vota perballe rivalit demokrat Mynyr Shehu me 864 vota. Kryetari Neki Arapi e drejtoi kete komune per 12 vjet rresht. Te gjitha zgjedhjet e mbajtura ne kete komune 20 vitet e fundit jane fituar nga kandidatet e majte.

Top Channel