Kombëtarja, lista për 2 ndeshjet e fundit

06/10/2013 19:10

Tekniku italian i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka publikuar gjatë ditës së diel emrat e 28 të grumbulluarve për dy sfidat e fundit të mbetura për kualifikueset e Botërorit 2014 në Brazil, ato ndaj Zvicrës dhe Qipros.

Në listën e gjatë të futbollistëve, bie në sy grumbullimi për herë të parë i Loret Sadikut dhe Emir Lenjanit.

I pari luan në kampionatin suedez, është aktivizuar 3 herë me kombëtaren U-21 të këtij vendi, ndërkohë që vetëm para pak ditësh është pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Lenjani është 23 vjeç, luan si mbrojtësi i majtë dhe aktivizohet me skuadrën e St Gallen në kampionatin zviceran.

Ndërkohë që, bie në sy rikthimi në kombëtare, pas një dëmtimi të gjatë, i mesfushorit Alban Meha dhe i mbrojtësit Mërgim Mavrajt. Ky i fundit mungoi në 2 ndeshjet e fundit të kuqezinjve, ato me Slloveninë dhe Islandën.

Lista e publikuar pasditen e së dielës ka edhe një gabim. Punonjësit e FSHF-së e kanë cilësuar Etrit Berishën si lojtar të skuadrës suedeze, Kalmar, ndërkohë që portieri i kombëtares sonë këtë verë u transferua te skuadra italiane e Lacios.

Shqipëria gjendet në vendin e parafundit të renditjes, me 10 pikë të grumbulluara, pas 3 fitoreve, 1 barazimi dhe 4 humbjesh, ku më të fundit janë ato të regjistruara ndaj Sllovenisë dhe Islandës, të cilat na hoqën përfundimisht shpresat për kualifikimin në Botëror. Kundërshtari i radhës, Zvicra, gjendet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Qipro ka vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Ja lista e plotë:

Portierë

Samir Ujkani (Palermo)
Etrit Berisha (Lazio)
Orges Shehi (Skënderbeu)

Mbrojtës

Admir Teli (Karabak)
Lorik Cana (Lazio)
Andi Lila (PAS Janina)
Loret Sadiku (Helsingborg)
Renato Arapi (Skënderbeu)
Mërgim Mavraj (Greuther Furth)
Ermir Lenjani (St Gallen)
Armend Dallku (Vorskla Poltava)
Tefik Osmani (Teuta) (bashkohet më 12 tetor)

Mesfushorë

Jurgen Gjasula (Litex Lovech)
Ergys Kace (PAOK Selanik)
Odise Roshi (FSV Frankfurt)
Migjen Basha (Torino)
Ansi Agolli (Karabak)
Jahmir Hyka (Luzern)
Ervin Bulku (Sepahan)
Valdet Rama (Valladolid)
Emilian Vila (PAS Giannina) (bashkohet më 12 tetor)
Sabien Lilaj (Skënderbeu) (bashkohet më 12 tetor)
Alban Meha (Paderborn) (bashkohet më 12 tetor)

Sulmues

Bekim Balaj (Jagiellonia)
Amir Abrash (Grasshopers)
Shkelzen Gashi (Grasshopers)
Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty)
Agon Mehmeti (Olhanense)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA