Një pjesëtar i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit është vrarë në veriun e Kosovës me shumice serbe.
EULEX-i bëri të ditur se ne oret e para te mengjesit të së mërkurës, në një fshat të Zveçanit, eshte qelluar me arme zjarri mbi makina te misionit me të cilat po udhëtonin gjashtë pjesëtarë të tij drejt vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë. Nga plagët e marra në këtë sulm ende të pasqaruar, humbi jeten një oficer i doganave, nga Lituania, që shërbente në radhët e EULEX-it.
Ky është rasti i parë që një pjesëtar i misionit te BE-se humb jetën që nga vendosja e tij në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë e cila vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veri.
Ne nje deklarate per shtyp, EULEX-i e dënon me force kete “akt fatkeq dhune kundër pjesëtarit të tij”, duke kërkuar ndihmën e komunitetit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes e per t`i nxjerre autoret e saj para drejtësisë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, reagoi duke thene se sulmi EULEX-it, nje mision qe ben përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë per vendosjen e ligjit dhe rendit ne mbare territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues.
Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës, tha jahjaga. Sulmi në veri u dënua ashpër edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Qeveria në bashkëpunim me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë është e vendosur të vazhdojë t’i kryejë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për fuqizimin e sundimit të ligjit ne Kosove, e sidomos ne pjesen veriore te vendit.
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson, u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe e trishtuar per humbjen e jetes. shefja e diplomacise europiane, catherine ashton i percolli ngushëllimet e saj familjes dhe miqve të viktimës. “Dënoj në termat më të fortë të mundshëm sulmin që çoi në vdekjen e anëtarit të stafit. Autorët duhen vënë para drejtësisë”, ka thene ashton.
Ashper e ka denuar episodin edhe Ministria jone e Puneve te Jashtme, e cila thote se sulmi kundër trupave të EULEX-it cënon rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Vrasja e oficerit të EULEX
Sulmin e dënojnë qeveria e Kosovës, Brukseli dhe Tirana
Sulmi kundër pjestarëve të EULEX-it është sulm i drejtëpërdrejtë kundër Bashkimit Europian. Kështu e cilësoi shefi i BE-së në Prishtinë, Samuel zhbogar vrasjen e doganierit lituanez në krye të detyrës mëngjesin e së entjes. Ai shtoi se sulmi është sinjal i qartë se dikush nuk e dëshiron normalizimin e situatës së sigurisë në veri.
Në një konferencë të përbashkët për media me shefin e EULEX-it Bernd Borchard, ata thanë se ndihen të shokuar nga kjo ngjarje.
“Një sulm kundër EULEX-it është një sulm kundër Bashkimit Europian dhe vlerave të Bashkimit Europian dhe në gjithçka për çfarë BE punon, përfshirë paqen, sigurinë dhe sundimin e ligjit. EULEX nuk është fjalë e thatë, por janë gra dhe burra të cilët punojnë, të cilët kanë lënë familjen që t’i shërbejne Bashkimit Europian dhe Kosovës, të bëjnë diçka të mirë për qytetarët e Kosovës, për ta bërë këtë pjesë të rajonit një vend më të mirë. Sakrifica e tyre është e madhe dhe të sulmosh këta njerëz është vërtet indinjuese. Është e dukshme që ka ende interesa që nuk dëshirojnë që situata në Kosovë të normalizohet”, deklaroi Zhbogar.
Doganieri i vrarë është nga Lituania dhe ka lënë pas vetes gruan dhe familjen, tha nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Bernd Borchard. Ai shtoi se në makinë me të ka qenë edhe një pjestar nga çekia, i cili është i traumatizuar nga ngjarja por nuk ka lëndime të dukshme.
Borchard tha se një ekip i policisë së misionit evropian dhe Policisë së Kosovës është duke e hetuar ngjarjen, ndërsa pjesë e operacionit hetues eshtë edhe Beogradi zyrtar. Sipas shefit të misionit evropian, Beogradi ka ofruar vet ndihmën në këtë rast për të parandaluar ikjen e autorit të ngjarjes në Serbi.
“Në këtë moment po bëhet një hetim i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe policia e EULEX-it, po kështu do ta vlerësojë ofertën për ndihmë nga policia e Beogradit dhe spektri politik atje. Ne nuk e kemi ftuar Beogradin, por ata kanë ofruar ndihmën e tyre për të parandaluar nëse dikush tenton të kalojë kufijtë”, tha Borchard.
Zyrtarët e Bashkimit Europian në Prishtinë nuk dëshirojnë të paragjykojnë rezultatin e hetimeve, por kur flasin për motivet ata thonë se ky sulm ndërlidhet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
“Ne kemi ndjenja të forta se një sulm i tillë është kundër procesit të normalizimit dhe dialogut që po e lehtëson Bashkimi Europian. Kjo vdekje tragjike duhet të bashkojë secilin në Kosovë, në jug dhe në veri, shqiptarët dhe serbët, sikurse Serbinë që të refuzojnë njëherë e përgjithmonë përdorimin e dhunës dhe të qëndrojnë në rrugën e tyre që nisën me marrëveshjen e 19 prillit. Ata që planifikuan këtë sulm duhet ta dinë qe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë angazhimin tonë me Kosovën në dialogun me Serbinë dhe se jemi të interesuar të krijojmë një jetë normale për qytetarët e Kosovës”, shtoi më tej Zhbogar.
NATO dhe BE dënojnë sulmin
Ashton: Autorët para drejtësisë. Rasmussen: Nuk do të tolerohet
Bashkimi Evropian dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut kanë reaguar ndaj aktit të vrasjes së anëtarit të misionit europian në Kosovë, EULEX.
“Përfaqësuesja e Lartë u trishtua thellësisht nga vdekja e anëtarit lituanez të stafit të EULEX-it në veriun e Kosovës këtë mëngjes. Ajo i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të viktimës dhe dënon në termat më të fortë të mundshëm sulmin që çoi në vdekjen e anëtarit të stafit. Autorët duhen vënë para drejtësisë”, deklaroi Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton.
Sipas shefes së diplomacisë europiane, BE është i vendosur të vazhdojë angazhimin në Kosovë, si dhe do të vijojë me punën në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE.
“Përfaqësuesja e Lartë u bën thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, të normalizojnë mardhëniet dhe të përmirësojnë jetët e qytetarëve në veriun e Kosovës”, shtoi Koçijançiç.
Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek dënoi përmes një deklarate për shtyp sulmin ndaj dy automjeteve të EULEX-it këtë mëngjes pranë Zveçanit, në veri të Kosovës.
“Fakti se ky ishte një operacion me shënjestër kundër një misioni civil e bën atë krim veçanërisht të neveritshëm”, shprehet Lunaçek, duke u bërë thirrje dëshmitarëve që të ndihmojnë në zbardhjen e krimit, ndërsa qytetarëve që tregohen të qetë dhe të mbështesin policinë dhe drejtësinë në hetimet e tyre.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu gjithashtu ngushëllimet ndaj familjes së të ndjerit, miqve të tij, qeverisë dhe popullit lituanez. “E tillë dhunë është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, shprehet Anders Fogh Rassmussen në deklaratën për shtyp ku dënon sulmin ndaj autokolonës së EULEX.
“KFOR-i do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij, për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim të ngushtë me EULEX-in”, përfundon deklarata e kreut të Aleancës.
Misioni i Bashkimit Europian, EULEX zbarkoi në Kosovë në vitin 2009 me qëllim që të forcojë rendin dhe ligjin në Kosovën e saposhpallur shtet të pavarur.
Vrasja e agjentit nga Lituania është ngjarja më e rëndë që prej fillimit të misionit dhe vjen në kohën kur BE-ja është angazhuar fort në normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, në veçanti në veri të Kosovës ku Serbia ende i ka të shtrira strukturat e saj.
Top Channel