Ura e Goricës, një nga veprat që bën pjesë në trashëgiminë kulturore për nga vlerat që mbart, po shkon drejt rrënimit.

Megjithëse një vit më parë, me vendim të Këshillit Bashkiak Berat, u izolua për të mos lejuar kalimin e automjeteve, të cilat po e dëmtonin, një muaj para fushatës Ura e Goricës u lirua nga këto pengesa dhe sot mbi të kalojnë të gjitha llojet e automjeteve, pa asnjë lloj kufizimi.

Drejtori pranë Degës së Monumenteve, Berat, Ilir Azizolli, pohon për Top Channel se ura u izolua jo më kot, pasi në të kishin filluar të shfaqeshin dëmtime serioze, që nga kalldrëmi, që përbën tabanin e urës, e deri te bordurat, ndërsa edhe rrjeti ujor, ku kalon tubacioni për lagjen muzeale, është dëmtuar dhe rrjedhja vazhdon nëpër të gjithë urën.

Ura e Goricës është ndërtuar me gurë të bardhë, më shumë se dy shekuj e gjysmë më parë, dhe mbart vlera arkitektonike të jshtëzakonshme. Ajo ka shërbyer për lidhjen e Beratit me pjesën tjetër, jo vetëm të lagjes muzeale Goricë, por dhe të të gjithë qytetit të Beratit, drejt Përmetit.

Ndërsa deri dje ka mbajtur peshën e trafikut, për një vit rresht u mor vendimi për izolimin e saj, vetëm në funksion të këmbësorëve. Kjo vepër e monumeteve të kulturës, e cila po shkon drejt rrënimit, i shtohet shumë objekteve të tjera, që po rrënohen në qytetin e Beratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA