Një autobus ka rënë nga 30 metra lartësi në autostradën Napoli-Canosa duke shkaktuar vdekjen e 38 personave mbrëmjen e së dielës.
Sipas mediave italiane, autobusit i ka shpërthyer një gomë dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën. Autobusi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe vetëm 11 persona kanë mbijetuar, por kanë marrë plagë të rënda dhe bilanci mund të rëndohet.
Para se të binte, autobusi është përplasur edhe me shumë makina të tjera e më pas ka shkatërruar bordurën duke rënë poshtë.
“Mbesa më tregoi se shpërtheu goma e majtë. Shoferi u mundua të mbante kontrollin, por nuk ia arriti dhe autobusi ra në humnerë”, thotë Vincenzo Rusciano, xhaxhai i një vajze të mbijetuar.
Autobusi po kthehej nga një ekskursion 3-ditor dhe në bord ka pasur 49 persona, duke përfshirë fëmijë.
Top Channel