Tamerlan Carnajev, i dyshuari numër 1 apo vëllai i madh i Zhokar Carnajev kishte hyre ne radaret e FBI-se.
Nuk ishte krejtesisht I panjohur për ta. Në vitin 2011, i riu me origjine cecene u mor ne pyetje nga agjentet pas kerkeses se nje sherbimi te huaj, ndoshta atij rus, i cili i frikesohej lidhjeve mes tij dhe organizatave terroriste.
Amerikaneve u ishte kerkuar te verifikonin se cilat ishin motivet e udhetimit te tij ne Dagestan, ku jetonte i ati. Ne te vertete vizita ndodhi nje vit me pas dhe Tamerlan qendroi ne rajon per gjashte muaj. Prinderit e shpjeguan se deshironte te vizitonte familjaret, te cilet nuk i shihte prej kohesh apo në kërkim të ndonje pune, i zhgenjyer nga Shtetet e Bashkuara.
Ne kete periudhe, ai kishte hyre edhe ne Çeçeni dhe ky detaj duhet te eksplorohej. Agjentet e sherbimeve sekrete te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise duhet te shqyrtonin nese Carnajev kishte hyre ne kontakt me militantet xhihadiste apo ishte thirrur per ndonje mision atje.
Sipas FBI-se, gjate marrjes ne pyetje ne vitin 2011, nuk ishte vene re asgje e dyshimte. Te enjten, aparatet e sigurise te Cecenise percaktuan se nuk kishte dosje per vellezerit. Por edhe kjo duhet te verifikohet. Historia e vizites kujton udhetimet e gjata te kryera nga Mohamed Merah, vrasesi i Tuluzes. Edhe ai ishte marre ne pyetje pasi ishte kthyer nga Afganistani. Me pas u zbulua se ai kishte marredhenie te vazhdueshme me policine dhe ndonjehere i kalonte informacione.
Hetuesit kane verejtuar, se pas nje periudhe qetesie ne Shtetet e Bashkuara, Tamerlan kishte nje kendveshtrim me radikal per besimin. Shkarkonte video nga internet qe i dedikoheshin militantëve; ishte apasionuar pas predikimeve te nje imami, ish-boksier Australian me origjine libaneze dhe shfletonte online faqe internetit jo larg ideologjise të Al Kaedas.
FBI duhet te zbuloje: Cfare ndikoi kaq shume te vellezerit per te ndermarre sulmet… Nese kishin apo jo bashkepunetore. Te kuptojne nese Carnajevet kishin nje udherrefyes brenda SHBA-se apo jashte. Te hedhin drite nese ishin terroriste te vetekrijuar apo pjese e nje grupi dhe operacioni me te gjere. Te zbulojne nese kane patur burime financiare te paligjshme, por mbi te gjithe te mesojne si munden ata te krijojne bomba artizanale vdekjeprurese.
Top Channel