Një 53-vjeçar në Korçë u arrestua pasi u padit nga prindërit e një vajze 14-vjeçare për ngacmim seksual.
Sipas autoriteteve policore lokale, 53-vjeçari i dërgonte letra vajzës ku i shprehte dashurinë e tij.
Babai i dy fëmijëve është prangosur dhe ka pranuar para policisë veprimet e kryera prej një kohe të gjatë.
Një ditë më parë një 31-vjeçar u arrestua në qytetin e Durrësit, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të miture.
Në kapjen e tij ndihmuan edhe banorët, të cilët pas thirrjeve për ndihmë të vajzës 12-vjeçare ndërhynë për ta ndihmuar.
E mitura po kthehej në shtepi, kur papritur u sulmua nga shtetasi Fisnik Kuka, që siç shprehet ajo, tentoi ta përdhunonte.
Fqinjët i dolën në mbrojtje të miturës, ndërsa e izoluan Kukën deri në momentin që mbërriti policia.
Kuka nuk njihej si person me preçedentë penalë, por ndaj tij tashmë rëndon akuza e tentativës së kryerjes se veprave të turpshme me të mitur, vepër penale kjo që dënohet deri me 5 vjet heqje lirie.
Top Channel