Arrestohet pedofili në tentativë

28/03/2013 16:10

Një tjetër rast i rënde i tentativës së veprave të turpshme me të mitur u regjistrua në Durrës.

Një 31-vjeçar u arrestua edhe me ndihmën e banorëve pas thirrjeve për ndihme të një vajze 12-vjeçare që reagoi pas sulmit seksual të Fisnik Kukës.

Pasi dëgjuan thirrjet e vajzës, banoret e pallatit dolën dhe ndaluan abuzuesin që është banor i lagjes.

E mitura po kthehej në shtepi, kur u sulmua nga Fisnik Kuka, që siç shprehet ajo, tentoi ta perdhunonte.

Fqinjet i kane dale ne mbrojtje se miturës, ndersa e izoluan Kukën deri ne momentin që mbërriti policia.

Kuka nuk njihet si person me precedente penale, por ndaj tij tashme rendon akuza e tentativës së kryerjes se veprave te turpshme me te mitur, vepër penale kjo qe denohet deri me 5 vjet heqje lirie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA