PS, padi për shitjen e HEC-eve

14/01/2013 00:00

Partia Socialiste i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të hetojë vendimin e
Qeverisë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2,
Ulzës dhe Shkopetit.

Dosja është dorëzuar pranë kësaj prokurorie nga deputeti Eduard Shalsi, i cili tha se privatimi i katër HEC-eve u shkakton qytetarëve shqiptarë një dëm prej 100 milionë eurosh.

“Për një megavat fuqi të instaluar, Lanabregasin Qeveria shqiptare që ia shiti Bashkisë së Tiranës, e vlerësoi me 3 milionë euro, pra 1 megavat fuqi të instaluar, 3 milionë euro. Ndërsa për katër HEC-et një megavat fuqi të instaluar e ka vlerësuar dhe e ka shitur me 1.4 milionë euro. Kjo është diferenca që ne kërkojmë që Prokuroria ta hetojë”, tha Shalsi.
 
Qeveria shpalli zyrtarisht shoqërinë turke ‘Kurum’, si fituese në tenderin për shitjen e katër hidrocentraleve.
Në vendim Qeveria shtoi edhe një pikë, e cila detyron Ministrinë e Financave që para nënshkrimit të kontratës të shlyejë detyrimet që shteti ka ndaj ‘Kurum’ për rimbursimin e TVSH-së, pikë kjo që është imponuar nga vetë shoqëria gjatë negociatave në Ministrinë e Ekonomisë. Në tenderin e zhvilluar muajin e kaluar ‘Kurum’ ofroi 109.5 milionë euro për blerjen e 4 hidrocentraleve me një kapacitet të instaluar rreth 80 mega vat, të cilët prodhojnë mesatarisht 400-450 milionë kilovat/orë në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA