Venezuelë, zhduket avioni turistik

05/01/2013 00:00

Një avion i vogël me 6 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i shtepise
italiane te modes, Missoni eshte zhdukur ne afersi te brigjeve te
Venezueles.

Vittorio Missoni ishte ne kete udhetim bashke me te shoqen. Avioni dy motoresh u zhduk nga radaret mesditen e se premtes me oren lokale dhe qe prej atehere, nuk ka me asnje gjurme prej tij. 58-vjecari eshte i biri i themeluesit te Missonit dhe firmave simotra me te. Ai po kthehej nga pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri qe kishte kaluar me bashkeshorten dhe dy miq te familjes.

Ne bord ndodheshin edhe dy pilote venezueljane. Kerkimet per avionin e zhdukur u nderprene me renien e nates, per te rinisur me vone serish. Arkipelagu Los Roques, ku po fluturonte avioni per here te fundit, ndodhet rreth 150 kilometra larg brigjeve venezueljane dhe konsiderohet nje destinacioneve me popullore per pushime ne kete vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA