Kontrolli i armëve në SHBA

22/12/2012 00:00

Përçarja e thellë kombëtare mbi çështjen e kontrollit të armëve u duk
qartë të premten në Shtetet e Bashkuara, kur kreu i grupit më të madh të
lobimit pro armëmbajtjes doli në konferencë për shtyp, ndërsa një
pankartë ku shkruhej “NRA po vret fëmijët tanë” mbahej nga nje
protestues perpara syve te tij.

Por pavaresisht hendekut te thelle e ne dukje pa ura pajtimi mes dy paleve te perfshira koke e kembe ne luften e deklaratave te nisur pas ngjarjes se Connecticut-it, terreni i perbashket per nje marreveshje te mundshme, ne te vertete nuk mungon.

5 perqindeshi i ekstremeve nga secili fund i spektrit politik mund te refuzoje, thone eksperte si Morris Fiorina i Institutit Hoover. Por histora e ka treguar se shumica e amerikaneve jane te hapur ndaj kompromisit per kontrollin e armeve, madje edhe ata qe shfaqen si mbeshtetes te flakte te armembajtjes. Fiorina eshte autor i nje studimi mbi sjelljen e amerikaneve pas vrasjeve ne gjimnazin Columbine. Ai mendon se psikologjia kombetare mbi armet nuk ka ndryshuar shume edhe pas tragjedise se Neëtoën dhe vrasjes se 20 femijeve e 6 mesueseve ne shkollen fillore “Sandy Hook”.

Pas sulmit te 1999-ten nga dy gjimaniziste te Columbine-it, qe vrane 13 persona perpara se te kthehenin armet nga vetja, fiorina zbuloi se gati gjysma e amerikaneve ndan bindjen se po t’i kushtohet me shume vemendje sjelljeve josociale te femijeve, fatkeqesi te tilla edhe mund te parandalohen.Nga ana tjeter impakti politik pas incidentit te Connecticut-it mund te zgjase me shume ne kohe, sepse disa vrasje te bujshme te ndodhura kete vit.

Fakti qe pjesa me e madhe e viktimave te Neëtoën ishin femije te moshave 6 apo 7 vjeç, i ka prekur amerikanët në menyre te veçante. Pergjigja e shoqates kombetare te armeve ishte kerkesa per te vendosur oficerë të armatosur policie në të gjitha shkollat e vendit. Sipas kreut te saj, Wayne LaPierre tragjedite si masakra e Neëtoënit mund të parandalohen vetem me personel sigurie te armatosur. E vetmja gje qe ndalon një keqbërës me armë, deklaroi ai, eshte kundershtari i tij i mire me arme. Ai fajesoi gjithashtu filmat dhe video-gamet për ekspozimin e fëmijëve amerikanë ndaj një kulture të dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA