Moska: Rebelët do të fitojnë

14/12/2012 00:00

Një ditë pasi zëvendësministri i Jashtëm rus Mikail Bogdanov pohoi se
rebelët mund ta fitojnë luftën në Siri, Ministria e Jashtme ruse doli me
nje deklarate po këmbëngul se Moska nuk ka ndryshuar qëndrim në raport
me Damaskun e nuk do ta bëjë kurrë.

Qeveria siriane eshte duke humbur kontrollin dhe fitorja e opozites nuk duhet perjashtuar, u shpreh te enjten Bogdanov, duke u kthyer ne te parin zyrtar rus qe ben publikisht nje rrefim te tille. Ministria e Jashtme u perpoq te sqaronte komentet e tij, duke theksuar faktin qe zyrtari i larte kishte folur edhe per nje zgjidhje te vetme politike.

Shtetet e Bashkuara nderkohe kane pranuar te dergojne raketa patriot ne Turqi. Sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta firmosi urdhrin per dergimin e dy baterive me raketa dhe 400 trupave ushtarake ne zonen kufitare me Sirine per mbrojtjen e popullsise civile turke. Gjermania dhe Hollanda do te dergojne gjithashtu nga dy bateri secila ne jug te Turqise. te gjashte baterite me raketa patriot do te vendosen nen komanden e NATO-s dhe duhet te jene ne gjendje pune deri ne fund te muajit janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA