“Patriot”, në Turqi në fund të janarit

14/12/2012 00:00

Bateritë e mbrojtjes raketore Patriot do të mbërrijnë në kufirin turko-sirian në fund të muajit janar.

Kështu deklaroi për televizionet amerikane vetë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panneta. Duke folur për CBS, Panneta tha se është dhënë urdhëri i zhvendosjes së dy baterive të mbrojtjes raketore dhe bashkë me të në ndihmë të Turqisë do të shkojnë edhe 400 ushtarë amerikanë.

Vec dy baterive të vënë në dispozicion nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet NATO-s, katër të tjera do të ofrohen nga Gjermania dhe Holanda.

Turqia kërkoi nga NATO në muajin tetor vendosjen e sistemit të raketave Patriot pas rritjes së incidenteve në kufirin me Sirinë, ku më i rëndi ishte rënia e një rakete në një fshat kufitar turk, ku 5 civilë gjetën vdekjen.

Kërkesa e Turqisë është kritikuar nga Rusia, e cila vetëm një ditë më parë pranoi se Assad është duke humbur betejën me rebelët e armatosur të opozitës.

Ishte zv/ministri i Jashtëm i Moskës ai që paralajmëroi regjimin e presidentit sirian se është duke humbur terren ndaj forcave rebele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA