Washington: Siria po mendon për përdorimin e armëve kimike

06/12/2012 00:00

Edhe pse Damasku zyrtar e mohon, zyrtarët në Washington jane te bindur
se forcat siriane e mendojne perdorimin e armeve kimike kunder rebeleve.

Bindjet e tyre mbeshteten ne informacionet e burimeve te inteligjences amerikane qe kane sjelle se fundi te tjera detaje mbi zhvillimet qe mund t’i japin udhe skenaresh dramatike. Njesite e aviacionit sirian, sipas tyre, kane ngarkuar gaz sarin ne bombat e destinuara te perdoren nga avionet luftarake. Ky perben nje hap me shume krahasuar me njoftimet e pak diteve me pare, kur po Shtetet e Bashkuara sinjalizuan se tekniket siriane ishin duke bashkuar komponente te armeve kimike.

Zakonisht, per arsye sigurie, elementet ne fjale mbahen te ndare nga njeri tjetri. Kjo levizje solli reagimin e menjehershem te Shtepise se Bardhe dhe nje paralajmerim te qarte per Bashar al Assadin: “perdorimi i armeve kimike do te pasohej nga nderhyrja ushtarake ne Siri”. Te tilla arme konsiderohen nga Amerika dhe aleatet e saj nje vije e kuqe te cilen regjimi i Damaskut nuk duhet ta kaloje.

Rrjeti televiziv NBC specifikoi se mekanizmat ndezes vazhdojne te jene neper bunkerat brenda baza ajrore, por eshte e qarte se mjafton nje urdher i presidentit per fillimin e nje sulmi masiv. Gazi sarin eshte nje substance vdekjeprurese qe veprin mbi sistemin nervor te njeriut, dhe ne te kaluaren, eshte perdorur nga Sadam Huseini kunder popullates kurde. Regjimi sirian mund t’i perdore arme te tilla per te frenuar perparimin e rebeleve qe vazhdojne te fitoje terren, te mbeshtetur edhe nga sirianet e thjeshte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA