Ka qenë e vështirë nata e kaluar për grevistët, për shkak të motit të keq pasi shiu i rënë jashtë ka depërtuar në cadrën e e improvizur të tyre duke lagur gjithcka përfshirë edhe medikamentet që i kanë refuzuar.
Grevistët kanë hyrë në ditën e 23 të grevës së tyre të urisë ndërkohë që tashmë u kanë bërë thirrje Kryqit të Kuq dhe organziatave të tjera humanitare të ndihmojnë me batanije pasi gjithcka është lagur. Nga ana tjetër kërkojnë ndërhyrjen e komuniteteve fetare.
“Do t’u drejtoheshim komuniteteve fetare, atij musliman dhe atij katolik, sepse për Janullatosin nuk kemi cfarë presim. Selim Muçës, për të mos ja kujtuar që ka qenë Sekretar Partie dikur dhe tani ka kaluar në drejtimin e komuniteti musliman, Rrok Mirditës për të mos i thënë që ka kaluar nën filtrat e UDB-së për t’u shuguruar prift për Shqiptarët që ishin në Amerikë në vitet 60, kur në Jugosllavi sundonte akoma komunizmi. Të bëhen pak të përgjegjshëm për misionin që kanë si kryetarë të komuniteteve fetare”, tha ish i përndjekuri, Fatmir Lamaj.
Ish të burgosurit politikë që ndodhen në grevë urie janë të zhgënjyer edhe nga Presidenti i Republikës.
“Takimi me presidentin na ngjalli shpresë. Por mosreagimi i tij ende deri më sot, na detyron të bëjmë pyetjen, a kemi vërtet president? Jemi të zhgënjyer me qendrimin e mbajtur
nga presidenti, megjithëse duhet thënë se edhe ditën e takimit, ai vetëm sa mbajti shënime, nuk foli”, deklaroi grevisti Fatmir Lamaj.
Ndonëse përfaqësuesi i Avokatitit të Popullit i ka vizituar grevistët, një përfaqësi e tyre është pritur në zyrën avokatit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në mesditë është larguar drejt spitalit grevististi Fatmir Lloshi, i cili vuan nga një sëmundje kronike e dhe prej ditësh ka refuzuar ndihmën mjekësore. Grevistët i ka vizituar deputeti Pandeli Majko i cili ka parë nga afër gjendjen e tyre brenda në cadër.
“Mund të ulesh me këta njerëz pasi janë njerëz që kuptojnë. Sic kanë duruar janë të gatshëm të vazhdojnë të durojnë, por ama duhet t’u bësh të qarta stacionet, kohën dhe një varg elementësh të tjera për të ndjerë koinfidencën me shtetin. Këtu ka humbur koinfidenca, këta njerëz po vdesin dhe askush nuk vjen të komunikojë të paktën nga ana njerëzore”, tha deputeti i PS, Pandeli Majko.
Mësohet se një grup nga shoqëria civile do të bëjë ndërmjetësin për të negociuar me qeverinë në lidhje me grevën e urisë që po zhvillohet nga ish të burgosurit.
Rëndohet gjendja e ish-të përndjekurve
Dita e 23-të e grevës së urisë ka sjellë rëndimin e mëtejshëm të shëndetit të ish-të përndjekurve politikë, me njërin prej tyre që u shoqërua në mesditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Sipas mjekëve të pranishëm, Fatmir Loçi nuk ishte më në gjendje të vazhdonte privimin nga ushqimi dhe si rrjedhojë u dërgua për trajtim në kompleksin spitalor “Nënë-Tereza”.
Ndërkohë, në grevë kanë mbetur edhe tetë grevistë, të cilët kanë vendosur që të refuzojnë trajtimin mjekësor, duke këmbëngulur në atë që tashmë e quajnë “greva e vdekjes”.
***
Të përndjekurit politikë në Shkodër kanë mbështetur grevën e urisë që po zhvillohet në Tiranë. Me anë të një proteste ata i kanë përcjellë ish-bashkëvuajteseve ne burgjet e komunizmit mbështetjen e tyre.
Ne sheshin ‘Luigj Gurakuqi’, ne qender te qytetit kane lexuar mesazhin e mbeshtetjes se greves se urise qe po zhvillohet ne Tirane. Nga qyteti me antikomunist ne diktature, ish te denuarit politike te Shkodrës jane shprehur se greva e urise nuk eshte politike, por plotesisht e drejte.
Shkodra eshte qyteti me i prekur nga regjimi komunist me numrin me te larte te te denuarve politike dhe të persekutuarve. 15 mije familje u persekutuan gjate rregjimit komunist, 3 mije familje te internuara, 2 mije e 846 te burgosur poltikë dhe 601 te pushkatuar.
***
150 ish të përndjekur politikë të qarkut të Elbasanit do t’i bashkohen të hënën grevës së urisë, e cila po zhvillohet në kryeqytet.
Ish te perndjekurit do te mbeshtesit grevistet dhe do te hyjne ne greve urie nese kerkesat e tyre do te vazhdojne te injorohen nga Qeveria. Kryetari i Shoqates se ish te Perndjekurve ne Elbasan Beshir Alla eshte shprehur i indinjuar nga indiferenca e Qeverise, kur ne rruget e kryeqytetit po digjen njerez.
Alla kundershtoi deklaraten e Ministrise se Financave, sipas se ciles eshte marre kesti i pare i demshperblimit. Sipas Alles demshperblimin e kane marre ata te perndjekur qe kishin lidhje te ngushta me Qeverine, por jo pjesa tjeter qe e ka me shume te nevojshme. Alla akuzoi gjithashtu ekzekutivin shqiptar se ka urdheruar forcat e policise te ushtrojne dhune ndaj ish te perndjekurve greviste duke theksuar se diktatura ne Shqiperi eshte rikthyer.
Shoqata e te Perndjekurve Politike ne Shkodër shprehen se se shpejti do te organizojne nje proteste masive ne mbrojtje te te drejtave qe i takojne ish-te denuarve politikë.
***
Ish të përndjekurit politik të Beratit u solidarizuan me bashkëvuajtësit e tyre në Tiranë.
Kryetari i degës së këtij qyteti Murat Protoduari theksoi se ata do të mbështesin grevistet gjatë ditëve në vijim.
Në fund të deklaratës së tyre ish të përndjekurit politik të rrethit të Beratit deklaruan se në rast se nuk do të ketë zgjidhje të kërkesave të tyre edhe ish të burgosurit politik të këtij qyteti do t’i bashkohen grevës së Tiranës duke vijuar së bashku me ta deri në flijim.
Top Channel