Ish-bosi kosovar i krimit, Enver Sekiraqa, i vetëdorëzuar së fundmi tek
policia e misionit EULEX, ka bërë rrëfime shokuese në një intervistë për
“RTK”.

Intervista do të transmetohet mbrëmjen e së dielës në televizionin kosovar, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, por gazeta “Express” ka publikuar disa citime.

Më interesantja është ajo ku Sekiraqa tregon për lidhjet e tij me politikën, policinë dhe persona të konsideruar VIP. Madje, ai thotë se ka ndihmuar LDK-në që të marrë vota në zgjedhje.

“Kam votuar për LDK-në dhe e kam ndihmuar atë të marrë votat në Vranjevc dhe Prishtinë”, ka thënë Sekiraqa.

Intervista ekskluzive për “RTK” është dhënë pak momente para se personi që konsiderohej më i kërkuari nga autoritetet kosovare të dorëzohej tek policia evropiane.

Në këtë intervistë ai rrëfen ndër të tjera për bëmat e tij kriminale, atentatet ndaj tij, mbajtjen në paraburgim dhe arratisjen ditën që mendonte se do ta vrisnin.

Gjithashtu, Sekiraqa tregon edhe për rolin e tij në vrasjen e policit Triumf Riza, incidentin në “Swiss Casino”, bashkëpunimin me bosin serb Zvonko Veselinoviç, si dhe jetesën në arrati.

Më herët gjatë muajit ishte e përditshmja “Koha Ditore” që raportoi se Sekiraqa do të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, të cilës do t’i rrëfejë për veprimtaritë kriminale që zhvillohen në Kosovë.

“Për këtë arsye ai po trajtohet si bashkëpunëtor nga autoritetet e EULEX-it dhe ndodhet në seksionin e rezervuar për këtë kategori në burgun e Dubravës”, shkruante “KD”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA