10 mijë euro për kriminelin

24/08/2012 00:00

Policia vazhdon të hetoje në lidhje me vrasjen e një pronari marketi në
Yzberisht të Tiranës, në dy pista, atë të motivit për shkak të pronësisë
si edhe në një pistë të dytë atë të grabitjes.

Ne vendin e ngjarjes policia arriti te sekuestroje ne cilesine e proves materiale vetem 2 gezhoja te qitura nga arma qe i shkaktoi vdekjen 52-vjeçarit, si edhe pamjet filmike te vete kameres se marketit “Nela”.

Ne nje deklarate per median, policia e Tiranes, pasi ka dhene detajet mbi motivet e mundshme te vrasjes ka vene ne dispozicion per cdo informacion shumen prej dhjete mije eurosh.

Per vrasjen e ndodhur rreth ores 23.00 te mbremjes se te enjtes, jane shoqeruar nje numer i madh personash, por asnje prej tyre nuk ka qene okular ne ngjarje, por kane pare autorin te largohet ne kthesat e shumta qe ka segmenti i rruges ku ndodhej marketi.

Sipas deshmitareve jane degjuar ne te gjitha banesat ngjitur debati i ashper dhe me tone te larta mes pronarit te marketit dhe autorit te krimit pak sekonda perpara se te ndodhte ngjarja.

Top Channel