10:02 "Fans Club"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Vrasje në Fier dhe në Lushnje
21/08/2012 23:35

Vrasje në Fier dhe në Lushnje
Dy persona mbetën të vdekur në dy ngjarje të ndryshme të ndodhura pasditen e së martës në Fier dhe në Lushnje.

Rreth orës 19:00, në një lokal në lagjen “Liria” në Fier, u ekzekuta me pesë plumba pistolete 45-vjeçari Lulzim Heqimaj, banor i kësaj lagjeje.

Policia dyshon se shkak i vrasjes së tij mund të jetë hakmarrja.

Heqimaj u qëllua pesë herë, ndërsa autoritetet morën në pyetje dëshmitarët pamorë për të zbardhur ngjarjen, por deri tani nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Ndërsa më herët, në fshatin Grabian të Lushnjes, u
Vrasje
regjistrua një tjetër vrasje pas një grindje për kullotat që i mori jetën një 35-vjeçari.

Nezir Mehmeti vrau me thikë bashkëfshatarin e tij Servet Snalla. Mehmeti, së bashku me bashkëshorten shkruan në arën e tyre dhe gjendën brenda parcelës së mbjellë me jonxhë delet e Snallës.

Pas debateve, Nezir Mehmeti e goditi me thikë 35-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në gjendje shoku, vrasësi i telefonoi të afërmve të tij pas ngjarjes, duke i kërkuar që ta ndihmon të transportonte viktimën për në spital, por Snalla ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia, e cila realizoi arrestimin e Mehmetit, tha se grindja ishte momentale dhe se nuk kishte pasur konflikte të mëparshme midis protagonistëve të kësaj tragjedie. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Londër, vrasja e shqiptarit
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ditë më parë.
Aksident në Elbasan, humb jetën 45-vjeçari
Një 45-vjeçar ka humbur jetën pak para mesnatës në qytetin e Elbasanit si pasojë e një aksidenti.
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes
Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës
Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2
Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.