Obama paralajmëron Sirinë për armët kimike

20/08/2012 23:55

Ndërsa shtypi amerikan e vë në shënjestër, madje e revista e përjavshme “NewsWeek” kërkon largimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Amerikan, Barack Obama, nga dhoma e shtypit në Shtëpinë e Bardhë flet për ato çështje që janë vënë në shënjestrën e frontit kundërshtar.

Për Sirinë ai shprehet qartë: “Përdorimi i armeve kimike dhe biologjike në Siri do të shënonte vijen e kuqe për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në këtë vend”.

Presidenti Amerikan iu referua hipotezës që qarkullon prej disa javësh se regjimi sirian ka një arsenal armesh kimike që e përdor kundër popullsisë.

Në çdo rast, ai nënvizon se “për momentin” Shtetet e Bashkuara nuk parashikojnë një sulm ushtarak, por gjithçka mund të ndryshojë.

Me tone të prera, shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkoi edhe një herë më shumë dorëheqjen e Presidentit Sirian, Bashar Al-Assad.

Duke u ndalur tek situata ne Afganistan, Obama u mundua t’i përgjigjej në distancë kundërshtarit republikan, Mitt Romney, i cili gjatë një mitingu në Nju Hempshajër akuzoi presidentin se nuk po flet mjaftueshëm për këtë luftë të gjatë.

“Nëse zgjidhem president do të komunikoja me shpesh me publikun per çfare ndodh ne Afganistan, sa burra dhe gra ne uniforme rrezikojne jeten”, u shpreh Romney.

E menjehershme ishte replika e presidentit demokrat: “Keto fjale nuk jane te mjaftueshme per ate qe synon te jete komandant i forcave te armatosura. Romney nuk ka folur qarte se cfare do te beje ne Afganistan”- tha Obama. “Nese ka ndonje plan sekret, qe ka te beje me jeten e burrave dhe grave ne uniforme qe luftojne per mbrojtjen e sigurise amerikane, mire do te ishte te na e komunikonte sa me pare te jete e mundur”, tha Presidenti Amerikan. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA