Pitt, orë 300 mijë $ për Jolie

08/08/2012 09:30

Brad Pitt ka shpenzuar rreth 300 mijë dollarë për t’i blerë Angelina Jolie një nga orat më të shtrenjta në botë si dhuratë martese.

Aktori ka blerë një Patek Philippe Minute Repeater për partneren e saj edhe pse një orë të tillë duhet ta porosisësh dy vjet përpara.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Brad Pitt vendosi të blejë një dhuratë të tillë pasi u takua me familjen që zotëron Patek Philippe në një ekspozitë orësh në Bazel.”

“Kjo orë është një vepër arti dhe shumë pak njerëz në botë e zotërojnë një Patek Philippe”, shtoi i njëjti burim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA