Prej tyre mendohet se 30 vepra i perkasin Piktorit te Popullit, Vangjush Mio, ndersa pjesa tjeter jane punime te piktoreve me te mire korçare gjate shekullit te fundit. " /> Prej tyre mendohet se 30 vepra i perkasin Piktorit te Popullit, Vangjush Mio, ndersa pjesa tjeter jane punime te piktoreve me te mire korçare gjate shekullit te fundit. ">
Rreth 60 piktura të fondit të Galerise së Arteve figurative “Guri Madhi” në Korçe dyshohet të jenë zhdukur.
Prej tyre mendohet se 30 vepra i perkasin Piktorit te Popullit, Vangjush
Mio, ndersa pjesa tjeter jane punime te piktoreve me te mire korçare
gjate shekullit te fundit.
Sipas specialisteve vetem nje tablo e Mios ka vlere nga 10 mijë, deri ne 30 mijë dollarë. Ende nuk dihet saktesisht se sa piktura mungojne, por nga ana e Drejtorise mesohet se ka nisur inventari per saktesimin e shifres se pikturave te humbura.
“Punonjësi i Galerisë është një punonjës i ri dhe personi që e ka patur për 10 vjet inventarin refuzonte të bënte dorëzimet. Ne ngritëm grupin e punës për të bërë inventarin. Sipas inventareve të kaluara nuk ka patur ndonjë problem, nuk ka patur as thyerje apo vjedhje te veprave”, tha Vladimir Topi, drejtor i Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”.
Fondi i Galerise arrin deri ne 800 vepra arti pjesa me e madhe e te cilave, jane piktura te emrave te njohur korçare. Ky fond nuk u prek ne vitin 1997, pasi u ruajt ne menyre te kujdesshme dhe asnjehere nuk ka pasur vjedhje të tij. Policia ka nisur hetime për këtë rast.
Top Channel