Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta propozoi ndryshime në kabinetin qeveritar. Ndryshimet do të prekin dikasteret e kabinetit që kanë për titullarë përfaqësues të LSI-së, sipas marrëveshjes së arritur mes dy forcave politike në koalicion që pas zgjedhjeve të 2009-ës.
Zoti Meta doli në një konferencë për shtyp në orët e mbrëmjes së premte ku deklaroi se qeveria ka nevojë për disa ndryshime që pritet të ndërmerren jo para muajit shtator. Në propozimet e kreut të LSI-së, Edmond Haxhinasto, aktualisht Ministër i Jashtëm zhvendoset në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ku do të zëvendësojë ministrin aktual, Nasip Naço. Haxhinasto do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.
Ndërkohë, në postin e kryediplomatit propozohet Edmond Panariti, ndërsa Nasip Naço do të marrë detyrën e nënkryetarit të Kuvendit, që do të lihet nga Vangjel Tavo. Tavo nga ana e tij propozohet për Ministër Shëndetësie duke zëvendësuar kreun aktual, Petrit Vasili.
Gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, Ilir Meta njoftoi edhe datat e mbajtjes së Konventës së LSI-së që do të jetë më 29 dhe 30 Shtator. Më 22 shtator do të zgjidhet me parimin "një anëtar, një votë" kryetari i LSI-së, ndërsa Konventa do të mbahet më 29 dhe 30 shtator. / Top Channel
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.