04/12 22:09
Pas lirimit nga “arresti në shtëpi”, kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një konferencë këtë herë fizike me gazetarët.
Berisha u pyet nëse i druhet rikthimit në “arrest shtëpie”, pasi SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO.
Kryedemokrati iu përgjigj deklaratës së SPAK, duke thënë “Të bëjnë ç’të duan!”
“Të bjënë ç’të duan. Sali Berisha nuk ka absolutisht asgjë në botë që e ndalon nga kjo betejë.”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera Berisha tha “PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile që janë të fushatës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. ne jemi për mosbindje civile, nuk mashtrojmë ne shqiptarët. Fito po deshe me qeveri teknike”.
Top Channel