Shqipëria edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të preferuara për pushime nga shqiptarët e Maqedonisë.
Çmimet e ulta janë arsyeja kryesore pse ata zgjedhin bregdetin shqitparë për të pushuar.
Drejtuesit e agjencisë turistike ‘Fikret Turs’ nga Kumanova që me vite organizojnë udhëtime për në Shqipëri, thonë se në agjencinë e tyre këtë vit për 10% është shtuar numri i prenotimeve për në bregdetin shqiptar, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Sipas pronarit të kësaj agjencie Isen Nexhipi, destinacioni më i preferuar për turistët shqiptarë nga Maqedonia mbetet Durrësi.
Këtë vit shumë pushues po tërheq edhe Greqia, për shkak të aranzhmaneve me cmime shumë të ulta. Nga agjencia turistike ‘Savana’ në Shkup thonë se fillimi i sezonit është solid, ndërsa në këtë agjenci, Greqia është destinacioni më i kërkuar. Si destinacione tjera atraktive për pushuesit nga Maqedonia shihet edhe Qipro veriore dhe Turqia, ndërkaq, interesi për në Tunizi dhe Egjipt këtë vit është shumë i ulët.
Top Channel