Franca edhe pse është kualifikuar për në cerekfinale të Euro 2012 duket
se ka ende probleme. Pas humbjes me Suedinë në ndeshjen e fundit në
Grupin D, tensionet mes futbollistëve tranasalpinë janë rritur shumë ku
në përfundim të sfidës për pak sa nuk shpërtheu sherri.
Problemi kryesor për ‘Blutë’ e Loran Blank është pikërisht Benzema. Sulmuesi i Realit të Madridit, ndryshe nga yjet e tjerë, Ronaldo, Gomez, Runi apo Ibrahimovic nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës dhe shansi i fundit për të është sfida me Spanjën.
Por nën akuzë janë edhe emra të tillë si Nasri, Ben Arfa e të tjerë të cilët nuk u impenjuan në maksimum në përballjen me suedezët duke menduar më shumë për veten sesa për skuadrën. Debatet në dhomat e veshjes ishin shumë të ashpra dhe futbollistët për pak sa nuk u përleshën me njëri-tjetrin. Kjo situatë të kujton atë të vitit 2010 në Botërorin e Afrikës së Jugut që ndikoi negativisht për skuadrën e Francës që u eliminua në fazën e grupeve. Skenari po përsëritet sërish pikërisht 2 ditë përpara ndeshjes cerekfinale të Euro 2012.
Top Channel