“Reshjet biblike” që ndërprenë Francë-Ukrainë

15/06/2012 20:30

Një stuhi madhore u lëshua mbi impiantin e “Donbass Arena” në Donetsk, duke detyruar që ndeshja e Euro 2012 midis Ukrainës dhe Francës të ndërpritej për rreth një orë.

Kjo ishte hera e parë që një ndeshje zyrtare e një kompeticioni të madh ndërpritej që prej Botërorit të vitit 1974, zhvilluar në Gjermani.

Ndeshja nisi nën një shi të dendur dhe në minutën e katërt të takimit fusha praktikisht u përmbyt, ndërsa kamerat treguan se si reshjet binin me një intensitet të jashtëzakonshëm.

Pak pas nisjes së shiut, reshjet u shndërruan në breshër, e pothuajse i gjithë stadiumi u boshatis, me përjashtim të pak syresh që sfiduan shiun duke fituar famë momentale në kamerat televizive.

Edhe takimi i dytë i mbrëmjes, ai midis Anglisë dhe Suedisë, u shty me 15 minuta, në mënyrë që të mos niste pa përfunduar takimi midis Francës dhe Ukrainës, i përfunduar me fitoren 2-0 të francezëve, pas golave të Menez dhe Kabaje në pjesën e dytë.

 

Top Channel