Gjermania mundi 2-1 Holandën dhe është shumë pranë kualifikimit për në raundin tjetër të këtij europiani, ndërkohë që skuadrën “portokalli” vetëm matematika e mban ende në lojë me shpresa për të marrë një biletë për në fazën tjetër.
Golat për ekipin e drejtuar nga Joakim Lëv u shënuan në pjesën e parë, të dyja nga Gomez. golin e vetëm për holandezët e shënoi Van Persi në pjesën e dytë.
Në fillim të këtij europiani Holanda ishte një nga pretendentet më të mëdhaja të këtij Europiani së bashku me Spanjën dhe Gjermaninë.
Nëse skuadra e Lëv, falë lojtarëve teknik dhe lojës shumë të mira besojnë në një finale të mundshme, holandezët nga ana e tyre janë shumë pranë eleminimit, pasi kjo është humbja e dytë në grup.
Në ndeshjen tjetër të orën 18:00 Portugalia mundi 3-2 Danimarkën duke lënë të hapur derën e kualifikimin për në ndeshjen e fundit, atë përballë Holandës.
Top Channel