Madonna tregon gjoksin gjatë koncertit

11/06/2012 10:40

Madonna ka shokuar fansat e saj duke treguar gjoksin gjatë një koncerti në Turqi të premten në mbrëmje.

53-vjeçarja po këndonte Human Nature në Stamboll kur nisi të hiqte rrobat dhe habiti të pranishmit në koncert kur nuk ndaloi derisa tregoi gjoksin.

Turi botëror i Madonna i quajtur MDNA nisi në Izrael javën e kaluar dhe në korrik do të shkojë në Britaninë e Madhe.

Në këtë tur është protagonist dhe djali i saj 11-vjeçar, i cili ka kërcyer break-dance në disa nga këngët e nënës së tij.

Top Channel