Afganistani, NATO pakt për rrugët e daljes

05/06/2012 09:45

NATO ka firmosur marrëveshje me Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Kirgizstanin për të përdorur territoret e tyre për evakuimin e automjeteve dhe pajisjeve ushtarake nga Afganistani.

Marrëveshja do t’i lejojë Aleancës që të anashkalojë Pakistanin, vend që i ka penguar NATO-s përdorimin e territorit të tij për shkak të disa rasteve ku janë vrarë civilët.

NATO do të nisë tërheqjen e pajisjeve dhe trupave nga Afganistani më vonë gjatë këtij viti. Marrëveshja parashikon se Aleanca mund t’i kthejë pajisjet në Evropë përmes rrugëve tokësore, përmes territorit të Rusisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen njoftoi nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet e Azisë qendrorë ditën e hënë.

“Këto marrëveshje do të na japin një seri opsionesh të reja, si dhe rrjetin e fortë e fleksibël të transportit që na duhet”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Misioni i aleatëve në Afganistan, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duhet të përfundojë tërheqjen përfundimtare nga Afganistani brenda vitit 2014.

Disa dhjetër mijëra automjiete, koneinerë dhe armë do të tërhiqen nga vendi bashkë me to. Pakistani përbën rrugën më të lehtë dhe më të lirë, por rrugët e tij janë mbyllur për trupat e NATO-s prej gjashtë muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA