Allegri: Humbja e Thiago Silva do të ishte e rëndë

04/06/2012 14:40

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka theksuar se “shitja e Thiago Silva do të ishte shumë e rëndë” për klubin kuqezi.

“Është qendërmbrojtësi më i fortë në botë dhe humbja e tij do ishte shumë e rëndë për ne”, është shprehur për mediat italiane tekniku i kuqezinjve.

Ernesto Bronzetti, agjenti i FIFA-s, ka theksuar se Milani ka refuzuar 40 milionë euro për futbollistin dhe se shitja e tij do të vijë vetëm nëse bëhet një ofertë “e çmendur”.

Klubet e interesuara për Thiago Silva janë Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Ndërkohë, drejtuesit e Milanit po punojnë për blerjen e një qendërmbrojtësi. Ariedo Braida ndodhet në Brazil për të negociuar me Dede, mbrojtës i Vasco da Gama.

Gjithashtu pëlqehen Zapata (Villarreal), Höwedes (Schalke), Kana-Biyik (Rennes) dhe veçanërisht Acerbi (Genoa).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA