“Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’i rezistuar tundimit për të shitur Thiago Silva.” Këto janë fjalët e Adriano Galliani, i cili qetëson tifozët e Milanit të cilët i frikësohen idesë së shitjes së mbrojtësit brazilian.
“Kemi një “sulm” të të gjitha klubeve të pasura të botës, por Thiago është i lumtur tek Milani dhe ne do mundohemi t’i rezistojmë ofertave”, deklaroi administratori i deleguar i Milanit.
Duke folur për Zlatan Ibrahimovic, Galliani theksoi: “Pas ndeshjes me Novarën erdhi në shtëpinë time dhe biseduam për dy orë. Nuk ka asnjë problem me të dhe nëse do të kishte do e kisha marrë vesh nga ai ose nga agjenti i tij të cilin e takoj çdo ditë.”
Në lidhje me merkaton e kuqezinjve, Galliani bëri të ditur: “Maxi Lopez nuk do të jetë më lojtari ynë sepse nuk mund ta blejmë. Jemi të kënaqur edhe me Robinho e për këtë arsye i kemi rezistuar ofertave nga Brazili për të.”
Top Channel