03:15 Lajme e Moti
03:40 Serial "Sopranot"
Programi i plote
PUBLICITET
Heynckes: Lojtarët nuk kishin besim te penalltitë
20/05/2012 10:30

Heynckes: Lojtarët nuk kishin besim te penalltitë
Lojtaret e Bayern gjate serise se 11-metershave
Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, zbuloi se disa nga lojtarët e tij nuk deshën të merrnin përsipër goditjet e 11-metërshave në finalen e Champions të humbur ndaj Chelsea.

“Disa nga lojtarët e mi nuk kishin forcën fizike dhe besimin e duhur për të goditur. Robben nuk kishte më besim dhe nuk u caktua për goditje. Për këtë arsye penalltinë e tretë e ekzekutoi Neuer. Këto janë gjëra që ndodhin dhe duhet të mirëkuptohen”, theksoi tekniku gjerman pas ndeshjes.

Heynckes mendon se arsyeja e disfatës së ekipit të tij në Allianz Arena ishte mosruajtja e avantazhit kur kishin mbetur edhe 7 minuta lojë nga përfundimi.

“Të gjitha statistikat e ndeshjes flasin për ne, por nuk nuk ditëm të menaxhonim avantazhin”, u shpreh në deklarata për kanalin gjerman ‘SAT 1’.

Heynckes tha gjithashtu se nuk duhet të kritikohet Chelsea për lojën mbrojtëse: “Nuk duhet të kritikojmë kundërshtarin se luajti në mbrojtje. Ne duhet të pyesim veten se pse nuk bëmë gola në momentet decisive të ndeshjes.”
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Kupa e Konfederatave; Italia vuan, por kualifikohet
Italia mposht 4-3 Japoninë dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.
Kupa e Konfederatave, Neymar “show”
Selecao shkon në gjysmëfinale me firmën e Neymar. Kampioni i ri i Barcelonës nis shfaqjen e tij pas vetëm 9 minutash, me një super gol.
Gattuso nis aventurën e tij si trajner
Gennaro Gattuso është zyrtarizuar si trajneri i ri i Palermos. Ekipi siçilian ka njoftuar se drejtimi teknik i skuadrës do i lihet në dorë ish-mesfushorit të Milanit që la futbollin e luajtur vetëm disa muaj më parë.
Spanja, 5 vite, 7 tituj
1 Botëror, 2 Europiane, 2 Europiane U-21 dhe 2 Europiane U-19 janë titujt e përfaqësueses spanjolle në kategori të ndryshme në 5 vitet e fundit. Një cikël ndoshta i papërsëritshëm dhe një etapë që nuk ka të krahasuar e që nuk dihet se kur do të përfundojë.
Shkëmbim Cassano-Belfodil
Interi dhe Parma kanë rënë dakort për shkëmbimin që do të transferonte Antonio Cassano-n në Parma dhe Belfodilin tek Interi.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.