Itali, lëkundje të tjera tërmeti

20/05/2012 00:00

Një tjetër tërmet i fortë prej 5.1 ballë i shkallës Rihter ka prekur sërish veriun e Italisë pas atij 6-ballësh që shkaktoi 7 viktima gjatë natës. Në orën 15.18 toka është lëkundur sërish rajoni i Emilias duke shkaktuar shembjen e shumë godinave.

Ky tërmet është pasuar nga lëkundje të tjera në orën 15.21. Kësaj radhe në një shkallë më të ulët (4.1).

Sipas corriere.it, një zjarrfikës është dëmtuar pasi një tullë e ka goditur në kokë gjatë shembjes së murit të një pallati.

7 viktimat

Një tërmet në Italinë e veriut vrau të paktën 7 persona dhe ka
detyruar dhjetëra mijëra të braktisin shtëpitë, mëngjesin e së dielës.

Lëvizjet e tokës me forcë të shkallës 6.0 rihter, u ndienë në orët e para të mëngjesit, ndërsa epiqendra u regjistrua 35 kilometra larg qytetit të Bolonjës.

Burimet zyrtare raportuan se të viktimat janë katër punëtorë dhe dy gra të mbetur nën rrënoja kur ndërtesa ndodheshin u shemb.

Burime të skuadrave të shpëtimit deklaruan se bilanci përfundimtar i viktimave nuk është i qartë dhe se ai mund të rritet në orët në vazhdim.

Konfirmohen gjithashtu dhjetëra të plagosur të dërguar në spitale për trajtimin paraprak.

Tërmeti ka shkaktuar dëme kryesisht në rrethin e Bolonjës, ndërsa tronditjet e tij u ndienë qartë edhe në qytetet e Ferrarës, Veronës dhe Mantovës.

Lëkundjet e tokës, të regjistruara në orën katër të mëngjesit, ngjallën panik midis banorëve, me dhjetëra mijëra italianë që janë zhvendosur në rrugë nga frika e lëkundjeve të reja.

Për herë të fundit, një tërmet madhor goditi Italinë në vitin 2009. Ai shkaktoi dëme të mëdha në epiqendrën e tij, qytetin e Akuilës, ku mbi 300 persona humbën jetën dhe pothuajse i gjithë qyteti u kthye në rënoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA