Një urë pasarele që lidh dy fshatra në zonën e thellë të Gramshit është shembur dhe për pak i ka marrë jetën dy motrave të mitura.
Fjoralba dhe Leda Paja, 12 dhe 14 vjeç, kur ktheheshin nga shkolla ranë nga ura direkt në lum në Holtë dhe janë shpëtuar rastësisht nga një person qe dëgjoi thirrjet e tyre për ndihmë.
”Isha duke kaluar aty pranë, kur dëgjova britmat për ndihmë. Renda në vend dhe pashë dy vajza që i kishte marrë lumi. U futa me nxitim dhe për fat, arrita t’i nxirrja në breg të dyja”, tregoi Arjan Liçi, shpëtimtari i dy jetëve.
Nga ana e tij, babai i dy vajzave bën thirrje që kjo pasarelë të riparohet sepse edhe femijë të tjerë rrezikohen çdo ditë kur kalojnë aty për të shkuar në shkollë.
”I kërkoj strukturave shtetërore që të ndërhyjnë dhe të bëjnë të mundur riparimin e urës, ku çdo ditë kalojnë 30-40 fëmijë për t’u shkolluar. Askush nuk duhet të pësojë fatin e vajzave të mia”, tha Gani Paja.
”Është një mrekulli e Zotit se si të dyja vajzat shpëtuan të padëmtuara. Ato kërkonin vetëm të arsimoheshin dhe për të vajtur në shkollë duhet kaluar detyrimisht nga ura”, deklaroi Luljeta Dollani, kryetarja e Partisë Socialiste në Gramsh.
Haki Llapushi, kryetari i komunës Poroçan, nga ana e tij kujtoi se “ura është ndërtuar përpara viteve 1970 dhe se ajo është e domosdoshme për komunikimin e dy fshatrave me pjesën tjetër të rrethit”.
Aktualisht, ura vazhdon të jetë e shembur, duke izoluar fshatrat Gjerë dhe Holtë. / Top Channel
Atentat në Kukës Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë
shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2 Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.
Vrasja e shqiptarit në Britani Duke cituar burime policore, “BBC” njofton se dedektivët britanikë, tashmë kanë identifikuar emrin e personit, që ka vrarë dy ditë më parë Xhem Krasniqin, një 31-vjeçar nga Shqipëria.
Sistemi i burgjeve private Sigurimi i të gjithë burgjeve në Shqiperi u kushton autoriteteve për çdo vit 30 milionë euro, në menyrë që jo vetëm të mos ketë arratisje, por as revolta ose edhe ngjarje të kesaj natyre.
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.