Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ushtron presion mbi ministrat e kabinetit qeveritar për realizimin e axhendës që orienton Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Ndërkaq, kritikat ndaj Brukselit ai i vazhdoi edhe sot, duke i quajtur të pajustifikueshme vonesat në raport me Kosovën dhe duke thënë se çdo vonesë mund të shkaktojë konflikte të reja në rajon.
“Çdo vonesë e pajustifikueshme e Brukselit paraqet një rrezik për paqen dhe stabilitetin dhe ringjalljen e ideve për konflikte ndëretnike dhe ndryshime të kufijve në rajon”, deklaroi Thaçi.
Si rrallë ndonjëherë, mbledhja e radhës e qeverisë së Kosovës vazhdoi
Çdo vonesë e pajustifikueshme e Brukselit paraqet një rrezik për paqen dhe stabilitetin dhe ringjalljen e ideve për konflikte ndëretnike dhe ndryshime të kufijve në rajon
Hashim Thaçi Kryeministër i Kosovës
me dyer të mbyllura dhe transmetimi i saj u ndërpre për gazetarët.
Pas mbledhjes kryeministri Thaçi tha se ministrat të cilët nuk i kryejnë detyrimet e tyre do të ndëshkohen. “Jam optimist, por çdo ministër e di që mospërmbushja e kriterit evropian nënkupton një vlerësim negativ”, nënvizoi kryeministri.
Hashim Thaçi vazhdoi me kritikat drejtuar Brukselit zyrtar dhe tha se shqetësimet e tij ua ka shprehur edhe zyrtarëve më të lartë të BE-së, duke filluar nga baronesha Catherine Ashton, komisioneri Shtefan Fyle e deri te ambasadorët e vendeve anëtare në Kosovë.
Por Thaçi nuk komentoi lidhur me pritshmërinë e qeverisë së tij nëse tetori është koha kur duhet të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Ai duket se është fokusuar në punën që ministrat e tij duhet të kryejnë në mënyrë që Brukseli të mos ketë rrugë tjetër. “Kosova do t’i kryejë të gjitha detyrimet. Ndërkohë që Brukseli do të bëjë punën e tij, ne do të vazhdojmë punën tonë”, theksoi më tej Thaçi.
Shefi i ezkekutivit kosovar nuk dha përgjigje konkrete as për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, për të cilin Brukseli ka premtuar se do t’i dorëzohet qeverisë në pranverë.
Kritikat e Thaçit janë mbështetur nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, e cila ka bërë përgjegjëse vende të caktuara të Bashkimit Evropian, të cilat edhe pse e kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri, po neglizhojnë përsa i përket proçesit integrues të tij. / Top Channel
Takimi Thaçi-Daçiç pa rezultat
Bisedimet dy ditore në Bruksel, mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, u mbyllën pa arritjen përfundimtare të një marrëveshjeje, për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kosovarët, të ndarë për dialogun
Shtetasit e Kosovës rezultojnë të ndarë kur është në pyetje dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova mban Lutjet e Mëngjesit Kosova, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë më 2008, do të jetë mikpritëse e qindra të ftuarve nga mbarë bota.
PDK dhe AAK: Asnjë të fshehtë me financimet Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani kanë reaguar pas publikimit të raportit për financimin e partive politike nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Kosovë, nga e mërkura stop duhanit Duke filluar nga kjo e mërkurrë në Kosovë ndalohet pirja e duhanit në të gjitha hapsirat publike. Pra, më 22 të këtij muaji ka hyrë në fuqi ligji i ri mbi kontrollin e duhanit dhe ligj i ri për shëndetësinë, që për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë llogaritet të jetë si hapi më i rëndësishëm i ndërmarrë drejt reformës në këtë sektor.