Kandidati radikal për president të Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se nuk i pranon rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të 6 majit, që i jepnin rivalit të tij Boris Tadiç një avantazh të lehtë.

Për këtë arsye, sipas raportimeve të “REL”, Nikoliç ka paralajmëruar se nga dita e djelë elektorati i tij do të nisë një seri protestash paqësore.

“Partia Progresiste Serbe nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit, të publikuara nga Komisioni Zgjedhor i Republikës. Për këtë arsye, nga dita e nesërme do të fillojnë protesta të qeta, demokratike dhe jo të dhunshme në mbarë Serbinë”, ka deklaruar Nikoliç pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij.

Kandidati radikal ka shtuar më tej se të dielën subjekti i tij do të vendosë gjithashtu nëse të marrë pjesë apo jo në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 20 maj.

Deklarata e Nikoliç vjen tre ditë pasi kandidati demokrat Boris Tadiç dhe socialisti Ivica Daçiç ranë dakord për të formuar koalicionin partiak që do të qeverisë Serbinë në katër vitet e ardhshme.

Pakti në fjalë parashikon që PS do të mbështesë Tadiç për të siguruar një mandat të tretë si president, në balotazhin e 20 majit.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Tadiç doli i pari por me një diferencë fare të shkurtër ndaj Nikoliç, konkretisht 26 me 25 për qind të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA