Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se i qëndron besnik fjalëve të thëna më herët kur shprehu përkrahjen për gazetarët në lidhje me Kodin Penal të Kosovës, i cili përfshin dy nene të diskutueshme që kanë të bëjnë me mediat.

Duke komentuar shqetësimet rreth Kodit të ri dhe reagimet e shumta që ka nxitur miratimi i tij në Parlamentin e Kosovës më 20 prill, zoti Kuçi u rreshtua me gazetarët duke thënë se, do të jepte dorëheqjen nëse Kodi nuk ndryshohej.

Por, kjo deklaratë ishte cilësuar për marketing politik, ndërsa gjatë së mërkurës, pas mbledhjes së qeverisë, duke iu përgjigjur zërave kritikë, Kuçi tha se, “nuk jam aq i marrë të them publikisht pa e pasur një bindje të plotë për këtë”.

Rreth 200 punonjës të medias së shkruar dhe asaj elektronike në Kosovë protestuan muajin e kaluar përpara selisë së qeverisë, duke kundërshtuar Kodin e ri Penal të vendit.

Kodi në fjalë përmban dy nene të kontestuara ashpër nga mediat për shkak se kriminalizon artikujt investigativë dhe detyron gazetarët të zbulojnë burimet e tyre në proçese gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA