Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga “Top Channel”, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë.
Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi një tjetër skandal që ka lidhje me gërryerjen e lumenjve dhe implikimin e zyrtarëve shtetërorë në shkatërrimin që i bëhet mjedisit.
Kamera e “Fiks Fare” solli për qytetarët se si funksionon kjo aferë. Në emisionin “Fiks Fare” u shfaq drejtori i baseneve në Lezhë i cili rekomandon personin e kontaktit në Tiranë.
Ndërsa në zyrën e tij ndodhet edhe personi i kontaktit, të cilin e sugjeroi drejtori i baseneve të Lezhës.
Pasi bisedon me drejtorin e e INUK-ut propozon cmimin 3 mijë euro për të nisur gërryerjen në lumë.
Masakra ndaj mjedisit është denoncuar dhjetra herë në Top Channel e megjithatë nuk ka patur ndonjë reagim që të rriste përgjegjshmërinë për ruajtjen e ambientit ku ne jetojmë.
Top Channel