Xhiabao: Masa të forta antikorrupsion

16/04/2012 00:00

Kryeministri kinez, Uen Xhiabao beri thirrje per masa me te forta kunder
korrupsionit, çka vjen pas perjashtimit nga partia te politikanit Bo
Xilai, per shkelje serioze te disiplines.

Por edhe pas lajmit se e shoqja e tij dyshohet per vrasjen e nje biznesmeni britanik. Ne nje artikull, te publikuar ne gazeten “Qiushi”, Xhiabao e quan korrupsionin, kercenimin me te madh per partine dhe ai beri thirrje per masa efikase per te shmangur korrupsionin.

Ai tha se duhet transparence me e madhe dhe reduktimi ne perqendrimin e pushteteve, mes strukturave te qeverise. Megjithese gjate artikullit ai nuk e permendte 62-vjecarin Bo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA