Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari

03/04/2012 00:00

Policia e Vlorës arrestoi një 25 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Arrezo” vuri në pranga Erion Canaliajn, lindur në fshatin Sevaster e banues në Vlorë.

Sipas policisë, ky shtetas është shpallur në kërkim nga INTERPOL Roma pasi në Arrezo të Italisë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, Arbër Hoxha, i arrestuar dhe i gjykuar nga autoritetet italiane, ka vrarë me thikë një shtetas rumun dhe ka tentuar të vrase një tjetër.

Policia thotë se ky shtetas ka kryer edhe vepra të tjera penale në territorin italian si “Grabitja” dhe  “Posedimi i paligjshëm e armëve të zjarrit” dhe është dënuar me 30 vjet burg nga Gjykata e Arrezos Itali, e cila ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi për veprat penale të mësipërme.

Ndalimi i tij u bë në zonën e Skelës dhe pas procedurave do të ekstradohet në Itali. 

Lezhë, arrestohen dy persona

Uniformat blu të qytetit të Lezhës deklaruan se kanë vënë nën pranga një
person dhe kanë shpallur në kërkim një të dytë nën dyshimin se janë
autorët e plagosjes së 30-vjeçares Blerta Islamaj ditën e dielë. 

Policia nuk bën të ditur emrat për arsye hetimi, ndërsa një ditë më parë ishin shoqëruar në polici 11 persona.

30 vjecarja Islamaj u plagos ditën e dielë në qendër të qytetit të Laçit. Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë, terrorizoi familjen, arrestohet

Një 58-vjeçar nga Dukati i Vlorës është prangosur nga policia pasi ka terrorizuar familjen e tij me çifte.

58-vjeçari ka kërcënuar me çifte familjarët e tij pas një debati me ta.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy krehëra pushke 20, model 56 me nga 20 fishekë, 18 krëhëra pushke 10 model 56 me nga 10 fishekë, si dhe një krehër pistolete TT model 54 pa fishekë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA