Milan-Barcelona do të jetë supersfida e çerekfinaleve të Champions, vendosi shorti i hedhur në mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës.
Të dy ekipet u përballën më parë edhe në fazën e grupeve, me italianët që barazuan 2-2 në “Camp Nou”, përpara se të humbnin me rezultatin 2-3 në fushën e tyre.
Shorti mund të konsiderohet me fat për tre ekipet e tjera të mëdha të përfshira në garë, të cilat nuk u përplasën me njëri-tjetrin, por me “surprizat” e mbërritura deri në tetëshe.
Reali i Madridit do të diskutojë një biletë në katërshe me qipriotët e APOEL-it, Bayern do të sfidohet nga francezët e Marseille, ndërsa përballja tjetër është Chelsea-Benfica.
Shorti përcaktoi edhe rrugën e skuadrave drejt gjysmëfinaleve. Kështu, fituesja e Milan-Barcelona do të përballet me fituesen e Chelsea-Benfica. Kjo do të thotë se në gjysmëfinalen e dytë, është i mundur një çift potencial midis Real e Bayern.
Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet në “Allianz Arena”, në Mynih,
në datën 19 maj.
Sfidat çerekfinale
1. APOEL Nicosia-Real Madrid
2. Marseille-Bayern Munchen
3. Benfica-Chelsea
4. Milan-Barcelona
Shorti i gjysmëfinaleve
Fituesja 3-Fituesja 4
Fituesja 1-Fituesja 2
Top Channel