Pep Guardiola ka vënë kushtet e tij për rinovimin e kontratës me Barcelonën. Sipas shtypit spanjoll, tekniku katalanas kërkon një rrogë më të lartë se Mourinho dhe blerjen e Thiago Silvës për të përforcuar mbrojtjen ndër të tjera.
Por, le t’i marrim me radhë: së pari, zëvendësi i tij, Tito Vilanova duhet të mbajë postin. E njëjta gjë edhe për të gjithë pëbërësit e tjerë të stafit teknik.
Së dyti, për përforcimin e mbrojtjes kërkon blerjen e brazilianit të Milanit, Thiago Silva. Nëse kjo nuk arrihet, kërkon blerjen e mbrojtësit të majtë të Valencias, Jordi Alba.
Së treti, Van Persie, Hulk ose Neymar për sulmin katalanas.
Së katërti, një rol menaxheri të njëjtë si Sir Alex Ferguson tek Manchester United.
Së pesti, një rrogë më të lartë se Jose Mourinho, i cili tek Real Madrid merr plot 10 milionë euro.
Top Channel