Eric Abidal do t’i nënshtrohet transplantit të mëlçisë në javët e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur FC Barcelona nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Mbrojtësi francez u diagnostikua me një tumor në mëlçi rreth një vit më parë. Lojtari u operua dhe u rikthye të luajë futboll 47 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale.
“Transplanti që do i nënshtrohet futbollisti ishte një mundësi e parashikuar edhe një vit më parë në fillim të trajtimit”, shpjegon klubi katalanas në komunikatë.
Vetë Abidal, nëpërmjet klubit, ka shprehur dëshirën që të respektohet privatësia e tij.
Francezi në muajin janar ka zgjatur kontratën me skuadrën e Pep Guardiolës deri në 30 qershor të vitit 2013 me opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2015 nëpërmjet rinovimeve automatike 1-vjeçare.
Top Channel