Përgjaket Rripi i Gazës, vriten 12 palestinezë

10/03/2012 00:00

E shtuna ka qenë e përgjakshme në Rripin e Gazës, ku tensionet janë
përshkallëzuar sërish. 12 militantë palestinezë të vrarë, mbi 80 raketa
të lëshuara në drejtim të Izraelit, ku numëron 8 të plagosur.Ky është
bilanci i një dhune të ripërtërirë pas një periudhe qetësie, kur për më
teper, vëmendja e shtetit hebre dukej e përqendruar tek problemet me
Iranin.

Gjithçka nisi te premten me vdekjen e liderit te komiteteve te rezistences popullore, Zuhir Al Qaisi dhe dhendrit te tij. Sulmi izraelit pasoi leshimin e dy predhave mortajash kunder Izraelit. Drejtuesit ushtarake atje jane te bindur se Al Qaisi po pergatiste nje atentat te fuqishem ne zonen kufitare te shtetit hebre me Egjiptin.

Vrasja e tij qe si shkendije per rifillimin e leshimit masiv te raketave e mortajave mbi qytetet izraelite te Bèer Sheva-s, Ashdodi, Kiryat Malachit e Ashkelonit.

Kundër-reagimi i forcave te Tel Avivit, ishte i pritshem. Komitetet e rezistences popullore ne Rripin e Gazes ishin pergjegjes per rrembimin e ushtarit Gilad Shalit, te liruar ne muajin tetor pas nje roberie 5-vjecare. Mijera te burgosur palestineze u shkembyen me lirine e tij. Shperthimi i dhunes ne Gaza konsiderohet me i rendi i muajve te fundit. Militantet zotohen te marrin hak per liderin e tyre te vrare dhe thone se humbja e tij, nuk do t’i jape fund rezistences ne kete territor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA