Moratti: Villas Boas? Janë vetëm zëra

06/03/2012 08:10

Massimo Moratti përgënjeshtron zërat se e ardhmja e trajnerit të shkarkuar nga Chelsea, Villas Boas, është tek pankina e Interit.

“Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë. Janë vetëm zëra që është normale të qarkullojnë”, shprehet presidenti zikaltër.

Moratti foli për mediat italiane edhe mbi ndeshjen me Catanian: “Nuk e pashë të gjithë takimin, por ishte një ndeshje e dobët nga ana jonë kur po humbisnim. Më pas ishte shumë e rëndësishme fakti që e barazuam sepse djemtë treguan karakter. Ky barazim mund të jetë i rëndësishëm sepse duket se na rizgjoi.”

Në fund, Moratti u pyet edhe për lotët e Cambiassos pas zëvendësimit të mesfushorit argjentinas.

“Besoj se ishte i trishtuar për gjendjen e ekipit dhe jo për daljen nga loja. Cambiasso ka një karakter shumë të fortë”, u përgjigj Moratti.

Top Channel