Irak, sërish sulme në Hadita

05/03/2012 00:00

Vala e dhunës është rikthyer në Irak me një seri sulmesh të
mirekoordinuara ndaj forcave policore në qytetin perëndimor të Hadites.

Sulmet nisen oret e para te dites me rrembimin e dy zyrtareve te policise nga banesat e tyre. Oficeret u gjeten me vone te ekzekutuar. Persona te armatosur, disa me uniforma ushtarake, levizen neper qytet duke hapur zjarr mbi policet neper pikat e kontrollit. 27 efektive te vrare eshte bilanci i episodeve te dhunes per te cilat autoritetet vendore fajesojne militantet e Al Qaedes.

Sipas Associated Press, flamuri i rrjetit terrorist eshte pare te ngrihet nga njeri prej postblloqeve te sulmuara. Ky eshte incidenti i pare madhor i ketij lloji ne Hadita qe prej sulmit kamikaze ne nje banke te qytetit marsin e vitit te kaluar, ku mbeten te vrare 9 persona.

Dy viktimat e para te serise se sulmeve te fundit, ishin njeri kolonel dhe tjetri kapiten. Agresoret hyne ne shtepite e tyre me pretendimin se kishin me vete flete-arresti. Ata kane patur mandate te tilla te rreme per 15 zyrtare te policise ne qytet.

Haditha ndodhet ne provincen e Anbarit, nje ish-fortese e militanteve sunite. Dhuna ne kete province u reduktua disi pasi lideret tribale lidhen aleance me forcat amerikane ne 2006-ten. Por qe prej terheqjes se trupave amerikane ne muajin dhjetor, vala e sulmeve atje dhe ne pergjithesi ne shkalle vendi ka pesuar rritje serish.
Vetem muajin e kaluar 55 vete u vrane e qindra te tjere u plagosen ne nje dite te vetme dhune qe mori ne shenjester kryesisht zonat shiite anekend irakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA