Goli i anulluar i Muntarit do të flitet më shumë se sa golat e Nocerinos, Matrit apo dhe barazimit 1-1 mes Milanit dhe Juves, një rezultat që i bën më shumë bardhezinjve të Kontes.
Anësori Romanjoli, i cili ndoqi mjaft mirë aksionin, nuk e dha golin e mesfushorit të Milanit ndërkohë që për të barazpeshuar fajin në pjesën e dytë anulloi një gol të rregullt të Matrit.
Goli i Muntari u shënua në kohën kur Milani ishte në avantazh pas golit të Nocerinos gjë e cila mund të ndryshonte jo vetëm rrjedhën e lojës por edhe atë të kampionatit.
Në pjesën e dytë Conte bëri disa ndryshime të cilat i sollën më gjallëri lojës së Juves. Ishte pikërisht i sapofuturi Matri ai që barazoi shifrat në minutën e 83-të.
Milani rikthehet në sulm por nuk arrin të ndryshojë gjë. Në fund të ndeshjes Vidal u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje antisportive ndaj Van Bommel.
Ky barazim i heq 3 pikë të rëndësishme Milanit nga dora që mund të ishin vendimtare në luftën për titull. Avantazhi në klasifikim qëndron sërish 1 pikë ndërkohë që Juventusi i Kontes vazhdon të mbetet skuadra e vetme në Serinë A pa humbje.
Top Channel