Francë, lufta mes Sarkozy dhe socialistëve

16/02/2012 00:00

Socialistët francezë nuk vonuan të shpotisin rikandidimin e Nicolas
Sarkozy duke thënë se presidenti-kandidat, tani është kthyer në
kandidat-president.

“E dinim prej kohesh qe do na mberrinte ky lajm. Gjithmone e kemi ditur. Ai e kishte nisur fushaten qe perpara se te shpallte kandidaturen. Kandidati-president ka qene president-kandidat pergjate gjithe ketyre 5 viteve”, tha kandidati socialist Francois Hollande.

Sarkozy, qe tentoi te qendronte sa me larg fushates se hapur qe te ishte e mundur, per te perfituar ne kete menyre nga statusi i presidentit ne largim, renditet pas Hollande ne sondazhet e opinionit. Per analistet, ky nivel i larte mosaprovimi do te jete nje pengese e veshtire per t`u kapercyer.

“Ne vertet kemi nje president, i cili do te thosha eshte perzierje e nje kandidati me nje kryetar shteti, nje lider ne largim qe kerkon te bashkoje dhe i meshon idese ‘e kam humbur betejen e popullaritetit, por do te fitoj ate te besueshmerise. Ka vetem nje politike qe ben pune ketu, dhe eshte ajo e imja'”, thotë opinionisti Frederic Dabi.

Parizianet e prisnin prej kohesh shpalljen e kandidatures se tij. Hartuesit e anketave thone se pavaresisht kryesimit te Hollande, nje numer i madh votuesish ende jane te lekundur per zgjedhjen qe do te bejne. Beteja per sarkozine, ne cdo rast do te jete e gjate dhe e veshtire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA